Ditën e djeshme u përmbyll dhe java e 12-të në Kategorinë Superiore. “Panorama Sport” iu sjell një statistikë të veçantë duke bërë një krahasim të javës së 12-të të Superiores së kaluar me këtë aktuale.

Shihen ndryshime të mëdha te klubet pretendente, ku Tirana aktualisht ndodhet në vendin e parë në kuotën e 27 pikëve, sezonin e kaluar në këtë javë renditej në vendin e gjashtë me 16 pikë të grumbulluara, +11 pikë nga viti i kaluar.

Kukësi që pozicionohet në vendin e dytë duke koleksionuar 23 pikë, sezonin e kaluar renditej në vendin e 5 në kuotën e 17 pikëve, -6 pikë nga sezoni aktual.

Vllaznia e vendit të tretë ka grumbulluar aktualisht 20 pikë, ndërsa vitin e kaluar shkodranët ishin në kreun e klasifikimit me 26 pikë, -6 nga sezoni aktual.

Laçi i vendit të katërt ka koleksionuar 18 pikë, sezonin e kaluar kurbinasit renditeshin në të njëjtin pozicion, por me një pikë më pak, me 17.

Teuta e vendit të pestë ka grumbulluar 17 pikë, ndërsa sezonin e kaluar, klasifikohej e dyta duke grumbulluar 20 pikë, -3 nga sezoni i shkuar.

Partizani aktualisht renditet në vendin e 6-të ku ka koleksionuar 15 pikë, vitin e kaluar “demat” renditeshin në të 3-tin me 19 pikë, -4 nga vjet.

Skënderbeu i vendit të tetë ka grumbulluar 11 pikë, teksa vitin e kaluar renditeshin në pozicionin e 9-të në kuotën e 9 pikëve, +2 nga viti i kaluar.

Kastrioti i vendit të fundit ka koleksionuar vetëm 5 pikë, ndërsa sezonin e kaluar ekipi krutan renditej në vendin e shtatë me 16 pikë, -11 nga viti i kaluar.