Presidentët e Kategorisë Superiore janë mbledhur në Minsk së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Ka qenë një ftesë e Dukës për parë nga afër ndeshjen e Kombëtares, por edhe për të diskutuar rreth bojkotit të Superligës.
Liga profesioniste disa ditë më parë bëri me dije se nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë do të ketë bojkot të futbollit në vend. Takimi i ndodhur në Bjellorusi është konfirmuar edhe nga klubi i Vllaznisë në faqen zyrtare që përfaqësohet në këtë takim me sponsorin Alban Xhaferi./newsport/
Postimi I Vllaznisë:
“Superliga vazhdon bojkotin deri nê plotësimin e kushteve dhe kampionati nuk fillon më 12 shtator.
Presidentët e Superligës bëjnë thirrje urgjente që kërkesat e tyre të drejta për zhvillimin e sportit që jane drejtuar tashmë Qeverisë të merren parasysh nga kryeministri Rama që të plotësohen sa më shpejt, përndryshe bojkoti do të përshkallëzohet edhe më tej”.