Sot, Kategoria Superiore ul siparin e javës së 27-të dhe fazës së tretë me dy ndeshje interesante. Në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet sfida Partizani-Laçi.
Të dyja skuadrat kërkojnë kthesën dhe rikthimin te fitorja ku u mungon prej shumë ndeshjesh, teksa pritet të ketë spektakël dhe një përballje e fortë ku të dyja ekipet synojnë të ndërrojnë faqe.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet takimi Vllaznia-Kastrioti. Skuadra shkodrane synon kthesën teksa fitorja në kampionat u mungon prej një muaji, ndërsa krutanët kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive duke u larguar sa më shumë zonës së ftohtë të tabelës së renditjes.
Kuptohet qe ne pamje te pare jane shkodranet me te favorizuar per ta fituar kete ndeshje, por perballe kane nje skuader si Kastrioti e cila ka treguar se po kalon nje forme shume te mire sportive dhe do te tentoje surprizen edhe sot ne “Loro Boriçi”.