Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 25-të me dy ndeshje interesante dhe që premtojnë spektakël.
Në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana.
Shkodranët e Thomas Brdariç kërkojnë suksesin për të qenë në zonën Europiane, ndërsa bardheblutë kryeqytetas kërkojnë “arratisjen” në krye.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet ndeshja Partizani-Egnatia.
Të kuqtë e Dritan Mehmetit kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ndërsa rrogozhinasit e Zekerija Ramadanit duan një fitore të artë për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit.