Pas natës së boksit zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë, një tjetër spektakël do të zhvillohet sërish.
Këtë herë në qytetin e Durrësit, pasditen e 9 marsit. E organizuar nga klubit sportiv Teuta dhe pikërisht me inisiativën e biznesmenit Frederik Shoshi, “Titans fights”, do të jetë edhe një mbrëmje bamirësie.
Të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do të shkojnë për shtëpunë e fëmijëve të Durrësit.
Në këtë natë spektakli ku përveç ndeshjeve të boksit, do të ketë edhe në kik-boks, nuk do të mungojnë as këngëtarët dhe humoristët e njohur të vendit.
Në këtë spektakël, do jenë të pranishëm edhe katër boksierë shkodranë. Bëhet fjalë për Arjon Kajoshin, Bekim Vjerdhën, Syrjan Marinajn dhe Albert Kapajn.
Madje janë përcaktuar edhe kundërshtarët e tyre. Kajoshi në peshën 75 kg do të ketë përballë Daniel Markun, në peshën 81 kg Vjerdha do të jetë sërish përballë Xhek Gashit, po në 81 kg Marinaj do të ndeshet me Ardit Deliaj.
Ndersa në 91 kg, Kapaj do të ndeshet me Emiljan Xhedikun. Padyshim që të gjithë ata do të synojnë fitoret në këto ndeshje.
© shkodrasport.com