Boksierët e Vllaznisë duan ta mbyllin vitin 2012 në mënyrën më të mirë të mundshme. Në turneun “Gongu I Artë” që u zhvillua këto ditë në Shkup të Maqedonisë dhe ku morën pjesë nga shumë vende të rajonit, tre boksierët shkodranë Kristian Shytani, Asmer Bilali dhe Bekim Vjerdha zunë tre vende të para dhe morën medaljet e arta në peshat e tyre. Megjithatë disa prej boksierëve shkodranë do kërkojnë sërish vendet e para në peshat respektive edhe ne Kosove ku pjesmarres nga Vllaznia do te jene Kristian Shytani, Asmer Bilali, Kristian Dema dhe Nelson Hysa. Kupa “Adem Jashari” që do të zhvillohet për dy ditë me rradhë në Kosovë, te premten dhe te shtunen. Të premten ndeshjet gjysmëfinale do jenë në Prishtinë ndërsa të shtunën finalet do jenë në qytetin e Prizrenit. Ky është një aktivitet shumë I rëndësishëm ku do marrin pjesë boksierë nga disa vende të rajonit dhe për më tepër, pjesmarrës në të do të jetë presidenti I Federatës Botërore të Boksit Amator për t’I dhënë të drejtën e pranimit në këtë Federatë të Kosovës.
www.shkodrasport.com