Vllaznia është në krye të Superiores dhe shkodranët javët e fundit, nisur edhe nga ecuria e mirë, kanë oreks edhe për titullin kampion. Por, në Shkodër deri në 30 dhjetor të këtij viti kur pritet që të luhet, kanë sfida delikate. Madje bien në sy dy sfida në fushat e skuadrave rivale.

Këtë fundjavë Vllaznia luan në Laç, ndërsa një javë më vonë, nis faza e dytë dhe shkodranët luajnë sërish në transfertë, me Apoloninë në Fier.

Por, në javën e dytë të fazes së dytë presin në fushën e tyre skyadrën e Skënderbeut të Korçës. Ndërkohë që, sfida e fundit zyrtare, ajo e 20 dhjetorit, nëse do të luhet shkon në Tiranë. Pra, një kalendar jo edhe aq i lehtë për kuqeblutë për të shkuar te titulli kampion dimri…

Katër javët e mbetura të 2020

Laçi-Vllaznia

Apolonia-Vllaznia

Vllaznia-Skënderbeu

Tirana-Vllaznia