Sot ne Durres eshte zhvilluar nje ndeshje miqesore ne mes ekipeve kombetare U18 dhe U19. Takimi eshte zhvilluar ne fushen e kompleksit “Tropikal’ dhe ka perfunduar me fitoren 1-0 te 19 vjeçareve.

Ne kete ndeshje, kane qene titullare ne formacionin e ketyre dy ekipeve kater futbolliste shkodrane. Keshtu, te kombetarja U18 kane luajtur ne formacion nga minuta e pare dy mesfushoret Paolo Pjeshka dhe Rejan Alivoda si dhe sulmuesi Albi Shpuza.

Nderkohe ne kombetaren U19 ka luajtur si futbollisti mesfushori i Akademise Vllaznia Klevis Bebeziqi. Sakaq, nuk ka luajtur Marçelino Preka qe ka patur nje demtim te lehte dhe stafi e ka pare te arsyeshme te mos e aktivizoje.

Te kater lojtaret shkodrane kane bere nje paraqitje te mire dhe ndeshja eshte shoqeruar me rivalitet. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 0-0, ndersa ne te dyten kombetarja U19 ka shenuar nje gol me te cilin e ka fituar ndeshjen./SHKODRA-SPORT.COM