Seleksionimet e ekipeve Kombëtare të moshave me lojtarë të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar kanë vijuar edhe sot. Elementët e përzgjedhur të vitlindjes 2004 janë paraqitur në kompleksin Internacional në Pezë Helmes për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të ekipit Kombëtar U-19, Armando Cungu.
Të pranishëm në këtë seleksionim, përveç trajnerëve të ekipive Kombëtare U-17, Ervin Bulku dhe trajnerit U-18, Ardi Behari, kanë qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, drejtori teknik i FSHF, Giancarlo Camolese, zv.trajneri i Kombëtares, Sergio Porrini dhe pjesëtarë të departamentit të ekipeve Kombëtare në FSHF.
Ata kanë ndjekur nga afër këtë seleksionim dhe kanë monitoruar lojtarët e ftuar. Pjese e ketij seleksionimi kane qene edhe kater futbolliste te Akademise Vllaznia. Kjo behet e ditur nga vete faqja zyrtare e saj ku shkruhet:
KATËR FUTBOLLISTË TË AKADEMISË VLLAZNIA NË SELEKSIONIMET E KOMBËTARES U19
Ditën e sotme kanë vijuar seleksionimet e lojtarëve për ekipen kombëtar U19 nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu. Në këtë seleksionim të futbollistëve të datëlindjes 2002 kanë qenë të pranishëm edhe katër futbollistë të Akademisë Vllaznia dhe pikërisht mbrojtësit Klejdi Paloka, Geralb Smajli e Arsen Elbasani si dhe sulmuesi Ardit Nikaj.
Përpos stafit të trajnerëve të kombëtareve të moshave, të pranishëm në këtë seleksionim të bërë në kompleksin “Internacional” në Pezë, kanë qenë edhe trajneri i kombëtares Edi Reja, drejtori teknik i FSHF-së Giancarlo Camolese etj.