Sot ne Kamez kombetarja U19 eshte duke zhvilluar seleksionimet e rradhes te futbollisteve me te spikatur te kampionateve te moshave dhe pikerisht te atyre te datelindjes 2004. Nder futbollistet e thirrur nga stafi i kesaj kombetareje, mesohet se jane edhe kater te Akademise Vllaznia.

Kjo eshte bere e ditur nga vete faqja zyrtare e kesaj te fundit dhe behet fjale per futbollistet Muhaj, Talani, Maliqi e Cungu. Ja çfare shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia per kete gje:

“Kombëtarja shqiptare U19 është duke zhvilluar sot në Kamëz një tjetër seleksionim me futbollistë të datëlindjes 2004 dhe pjesë e këtij seleksionimi janë edhe 4 futbollistë të Akademisë tonë.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Ilah Muhaj e Arsid Talani si dhe për mesfushorët Arval Maliqi dhe ëilliam Cungu.

Ne ju urojmë këtyre futbollistëve një prezantim sa më të mirë me fanellën kuqezi duke shpresuar që edhe në të ardhmen të jenë pjesë e ekipeve tona kombëtare.

Një ndër qëllimet kryesore të Akademisë tonë siç e kemi bërë të ditur është nxjerrja e lojtarëve cilësorë për ekipin e parë të Vllaznisë dhe për ekipet kombëtare dhe padyshim që është kënaqësi sa herë që futbollistë e Akademisë Vllaznia grumbullohen me kombëtaret e moshave.