Një Juventus i motivuar në maksimum ka mbyllur shumë shpejt duelin me Udinese-n, duke shkuar në avantazh të dy golave në pushim në Dacia Arena.
Presion konstant i bardhezinjve në 45 minutat e para, që pritën me qetësi momentin e golit të parë, i shënuar në minutën e 33-të. Zbritje e shpejtë në sulm e Cancelo-s, kros i saktë për Bentancur, i cili me kokë nuk fali.
Gjithçka e thjeshtë, gjithçka si një stërvitje për kryesuesit e Serisë A, sepse 4 minuta më vonë Cristiano Ronaldo mori një pasim perfekt nga Mandzukic dhe shënoi golin e dytë me një goditje të fuqishme me të majtën.
Kreu është i “Zonjës”, kush ka fuqi t’i rrijë pas?/telesport/