Sfida e nesërme ndaj Tiranës për kupë është pritur me interes në Shkodër sepse pavarësisht rezultatit 0-2 në ndeshjen e parë, sërish kanë shpresa për përmbysjen e tij dhe kalimin e turit të Kupës. Por kjo nuk do të jetë e lehtë. Arsyeja është se trajneri Gjoka nuk do të ketë të gatshëm katër lojtarë titullarë dhe të gjithë për arsye dëmtimi. Mbrojtësi Denis Pjeshka në fakt ka kohë që nuk luan sepse ka ndjerë shqetësime në këmbë.
Edhe Bardulla ka probleme me kaviljen ndërkohë që dy të tjerët, Marku e Atsina janë dëmtuar ndaj Flamurtarit. Nga këto katër, “dëmin” më të madh e bëjnë mbrojtësit Pjeshka e Marku sepse stafi teknik nuk ka alternativa për t’i zëvendësuar. Edhe sulmi është problem sepse Atsina ishte sulmuesi kryesor ndërkohë që tashmë mbetet për t’u parë se kush do të luajë në vend të tij, Ribaj apo ndonjë tjetër.
© shkodrasport.com