Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar axhendën e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet këtë të mërkurë.
Fillimisht ishte programuar që 2 sfida të zhvilloheshin në orën 14:00, ndërkohë që 3 të tjera do të startonin në orën 17:00. Ndërkohë ditën e sotme është vendosur që edhe përballja mes Skënderbeut dhe Luftëtarit të zhvillohet në orën 17:00, duke bërë që të shkojë në 4 numri i takimeve që do të luhen në orën 17:00.
Laçi-Bylisi do të jetë sfida që do të ngrejë siparin në orën 14:00, për të kulmuar me 4 sfidat e tjera që do të luhen në orën 17:00, ku spikat ajo mes Partizanit dhe Teutës.
JAVA 25:
E mërkurë:
Laçi-Bylisi 14:00
Skënderbeu-Luftëtari 17:00
Kukësi-Vllaznia 17:00
(në Elbasan)
Partizani-Teuta 17:00
Flamurtari-Tirana 17:00
Ndeshjet e javes