Interi, Milani, Atalanta dhe Juventusi mund të synojnë kualifikimin direkt në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve: kampionët e Italisë janë më afërt objektivit.Liga e Kampionëve do të rifillojë në vitin 2025. Kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube do të rikthehet në janar me takimet që dy raundeve të fundit të fazë së kampionatit.

Ato do të jenë ndeshjet që do të përcaktojnë renditjen që do të vendosë se cilat do të jenë tetë skuadrat që do të kalojnë direkt në fazën tjetër, pa pasur nevojë të kalojnë përmes ndeshjeve eliminatore dhe, nga ky këndvështrim, skuadrat italiane po i qasen angazhimeve të ardhshme me ambicie të mëdha.

Qëllimi është të avancojnë, duke shmangur kështu ndeshjet eliminatore të planifikuara për muajin shkurt, që do të thotë kursim energjish dhe shmangie e rreziqeve që një ‘play off’ mund të sjellë.

Deri më tani, Interi, Milani, Juventusi dhe Atalanta e shohin arritjen e objektivit si diçka jo aq të pamundur, ndërsa situata është ndryshe për Bolognan, që, ende pa fituar ndeshjen e parë, mund të synojë maksimalisht një vend që i jep mundësinë e ndeshjeve eliminatore.

Nga pesë përfaqësuesit e futbollit italian në Ligën e Kampionëve, Interi është aktualisht i vetmi që ndodhet në një nga tetë vendet e para në renditje (tetë skuadrat që do të kalojnë direkt në çerekfinale).

Zikaltrit janë aktualisht të gjashtët me 13 pikë të fituara në 6 ndeshje, po aq sa Bayer Leverkuseni (që i shkaktoi Interit humbjen e vetme), Aston Villa, Brest dhe Lilla, duke qenë -5 nga Liverpooli, që është lider (skuadra e vetme me pikë të plota) dhe -2 nga Barcelona.

Interi ka një avantazh prej një pike ndaj vendit të nëntë dhe në dy ndeshjet e ardhshme do të përballet me Spartën e Pragës (më 22 janar në transfertë) dhe Monakon (më 29 janar në San Siro).Dy sfida jo të pamundura (Sparta dhe Monako janë kthyer nga katër dhe dy humbje radhazi) dhe ka ndjesinë se rruga që çon në objektiv mund të jetë në ngritje.