Kampioni dhe rekordmeni shkodran Franko Burraj po gezon nje forme shume te mire sportive dhe ndonese ne kampionatin e fundit nuk arriti te thyente rekord, serish ka spikatur dhe mbi te gjitha, ka arritur ate qe se ka arritur asnje sportist tjeter.
Ka fituar ne kater gara te zhvilluaa ne harkun kohor te dy diteve dhe ka varur ne qafe kater medalje kampioni! Si rrjedhoje ai eshte shume i kenaqur me kete arritje dhe ne nje postim ne rrjetet sociale, ka falenderuar te gjithe ata qe e kane mbeshtetur. Ja çfare shkruan Burraj:
“Pershendetje te gjitheve. E nisa kete sezon me shume medalje ne arenen Kombetare dhe ate Nderkombetare, me rekord Kombetar ne 400 m indoor me rezultatin 46;83, me kohen me te mire ne Ballkan me 21 shtete. Me date 10-11 gusht eshte zhvilluar kampionati Kombëtare Shqipetare, mbas një sezoni shume te veshtire me shume ndërprerje te stervitjes per shkak te covid-19, dhe pas nje demtimi, pasi te detyruar te stervitemi ne rruget me asfalt te anekseve te qytetit, une gjithsesi arrita te kurorezohem me titullin Kampion Kombetare ne garat 200 m, 400 m,4×100 dhe 4×400 per te katertin vit rradhazi me rezultate shume te mira.
Shpresoj qe situata te normalizohet sa me shpejt, per aktivitet e ardhshme! Falenderoj trajnerin tim Bruno Rrotani, drejtorin e SK VLLAZNIA z.Mark Kroqi, Kryetrajnerin Z.Albert Marashi, Bashkine Shkoder, Federaten Shqiptare te Atletikes, Komitetin Olimpik Kombetar dhe fizioterapistin tim Z.Niko Ujka, dhe te gjithe per mbështetjen. Shihemi ne garat e ardhshme me rekorde te reja dhe medalje per Shkodren time dhe flamurin kuqezi”.