Ditën e sotme janë mësuar përballjet për “Final 4”. Partizani do të përballet me Skënderbeun dhe Egnatia do të duelojë me Vllazninë. Pas hedhjes së shortit, të katër trajnerët e skuadrave janë bashkuar në një foto para trofeut të Superiores.

Kuptohet qe gara tashme sa vjen e behet me e nxehte dhe ne fushe do te ndihet edhe dora e tyre. Brdariç, Tetova, Shehi e Gvozdenoviç do te tentojne qe te jene te suksesshem me skuadrat e tyre, por fillimisht duke kaluar kundershtaret e tyre ne gjysmefinale.

Interesant eshte fakti se ne kete katersh trajneresh dy jane shqiptare, madje te dy nga Durresi (Shehi e Tetova) dhe dy te tjeret te huaj (Brdariç e Gvozdenoviç). Sigurisht qe secili do te mundohet te shfaqe vlerat e tyre me te mira dhe ne fakt tre prej tyre kane dhene prova se dine edhe te fitojne trofe.

Shehi eshte shpallur kampion me Tiranen, ndersa Brdariç e Tetova kane fituar Kupen e Shqiperise ne drejtimin e Vllaznise dhe Egnatias. Tashme mbetet te shohim se çfare do te prodhoje ky fund- sezoni per ta dhe skuadrat qe ata drejtojne./www.shkodrasport.com/