Kater vjet me pare, saktesisht me 14 gusht 2015, Gintra dhe Vllaznia perballeshin serish me njera- tjetren ne ndeshjet e vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes.
Atehere, ishte histori krejt tjeter. Lituanezet fitonin me rezultatin e thelle 5-0. Sot, pas kater vitesh eshte tjeter gje. Vllaznia e barazoi brenda ne fushen e saj me rezultatin 1-1 dhe si e para e grupit 10 u kualifikua per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.
Ky eshte evolimi i Vllaznise! Para kater vitesh, presidenti Matija e kuptoi me se miri se per t’u perfaqesuar denjesisht ne Europe duhen financime dhe e beri kete gje. Dy vjet me pare arriti dy fitore ne grup dhe nga nje padrejtesi qe i beri PAOK i Selanikut, e pesoi duke mos u kualifikuar.
Edhe vjet e njejta histori. Perseri dy fitore nj grup por serish s’ka kualifikim. Sivjet ishte “e treta e verteta”. Vllaznia ia doli, me dy fitore dhe nje barazim dhe tashme e sheh veten ne mes 32 ekipeve me te mira te Europes qe do te vazhdojne me tej rrugetimin.
Ekipi shkodran e ka mbyllur ketu misionin e tij. Endrren e madhe e beri realitet sivjet. Pas pak vitesh mund te kete te tjera. Per te mos mbetur ne 32-she, por te shkuar ndoshta ne 16-she. Gjithçka mund te ndodhe. Me pasionin qe ka presidenti Lazer Matija, edhe mund te realizohet. Ashtu siç arriti te eliminonte Gintren, skuadren qe deri para 4 vitesh e mundte 5-0.
www.shkodrasport.com