Bjellorusia ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Kazakistanit, në shtëpinë e këtyre të fundit. Maksim Bordaçev hapi fillimisht sfidën duke kaluar skuadrën mike në avantazh në minutën e 53-të, ndërsa Aimbetov barazoi në minutën e 62-të për Kazakistanin.
Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt barazimit, mbrojtësi i Kazakistanit, Sujumbaev u bë autor i një gafe trashanike, duke gabuar të ekzekutonte në mënyrë të saktë një rivënie anësore në fushën e skuadrës së tij.
Ai ia dha topin çuditërisht sulmuesit Lisakoviç, i cili doli përballë portierit dhe nuk kishte sesi të gabonte, duke vulosur fitoren 2-1 të skuadrës së tij.
Ky rezultat mund të themi se i shkon përshtat kombëtares sonë, pasi në rast fitoreje ndaj Lituanisë, ka mundësinë të shkëputet me 6 pikë, tre më shumë se Kazakistani e Bjellorusia. /vipsport/