Pas Italisë, shteti i dytë që konfirmon pjesmarrjen në Memorialin “Vllaznia 2012”, është Kazakistani. Kombëtarja e këtij vendi dallohet për nivelin e lartë dhe për rrjedhojë, prania e boksierëve të saj në ndeshjet që do zhvillohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, pritet ta rrisë edhe më shumë nivelin e boksimit.Ende nuk është e qartë se me sa boksierë do marrë pjesë Kazakistani megjithatë, pritet që ky vend të përfaqësohet me shumë sportistë. Madje edhe të cilësisë së lartë ashtu si dhe Italia e cila vjen në Shkodër me boksierë që kanë provuar të marrin medalje në LOjërat e mëparshme Olimpike të zhvilluara në Pekin në vitin 2008. E ndërsa deri tani janë dy shtete që kanë konfirmuar pjesmarrjen dhe shumë të tjerë në ardhje, ende shkodranët nuk kanë konfirmuar zhvillimin e tij sepse nuk janë gjetur paratë. Bashkia Shkodër ndonëse është vendi pritës, ende nuk ka dhënë garanci se do ta mbështesë financiarisht këtë aktivitet qoftë edhe në mënyrë të pjesshme. Megjithatë kryetrajneri i Vllaznisë Zef Gjoni ka premtuar se do gjejë mënyrat e duhura dhe mjetet e nevojshme financiare për ta zhvilluar aktivitetin që është pjesë e kalendarit zyrtar të veprimtarive të Federatës Europiane të Boksit Amator.

www.shkodrasport.com