Edhe pse hapja dhe mbyllja e këtij Botërori do të bëhet në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, me një kapacitet prej 80 mijë vendesh, deri tani protagonisti kryesor i këtij turneu është bërë qyteti dhe stadiumi i Kazanit.
I rikonstruktuar në vitin 2013, për një kosto prej 303 milionë eurosh, ky impiant ka përpirë dy prej favoriteve kryesore të kësaj Kupe Bote.
Pas traumës që vuajti Gjermania kundër Koresë së Jugut, e mposhtur 2-0 dhe më pas e eliminuar që në fazën e grupeve, dje ishte dita e Lionel Mesit me shokë që të “përpiheshin” në Kazan përballë Francës, me Argjentinën që i dha fund Botërorit në 1/8-at.
Kush do te jete viktima e rradhes e ketij stadiumi? Te presim! Ky Boteror po tregon se do te kete shume surpriza dhe ato ne fakt ende nuk kane mbaruar.