Mbledhja e sotme e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit është konkretizuar me disa vendime të rëndësishme sa i takon futbollit shqiptar. Përfundimisht është vendosur që sezonin 2013-14 të jetë me 12 skuadra dhe ai do të zhvillohet me 3 faza teksa mbetet për t’u përcaktuar sesi do të zhvillohet faza e tretë, do të ndahen në dy grupe me nga 6 skuadra apo do gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Vendim i rëndësishëm ka qenë edhe ai i krijimit të një komisioni të posaçëm për zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë dhe pjesë e këtij komisioni të përbërë nga 5 anëtarë është edhe presidenti i Adës Lazër Matija. Vendimet e tjera të marra nga KE sot janë këto:
1. Sipas statutit te Federates Shqiptare te Futbollit u krye zevendesimi I I anetarit te Komitetit Ekzekutiv Alfred Ziaji (I cili u nda nga jeta pak koke me pare) me kandidatin e pare te listes se zgjedhjeve te vitit 2010 zotin Lulezim Minxhozi.
2.Duke u nisur nga intesiteti I ndeshjeve dhe koha e shtrimit te tapetit te meparshem ne stadiumin e Fierit dhe Durresit u vendos qe te shtrohet tapeti I ri me bar natyral. Ndersa ne K.F. Partizani fusha stervitore do te shtrohet me tapet te barit artificial.
3.Per zhvillimin e metejshem te futbollit te femrave u formua nje komision I posacem I cili do te kete si kryetar anetarin e K.E. zotin Abdyl Kuriu dhe anetare Kejdi Tomorri, Endi Hyka, Genc Ymeraj dhe Lazer Matia.
4. U aprovua premio 120.000 euro per futbollistet e Ekipit Kombetar te cilet fituan ne Oslo me Norvegjine 1-0. Stafi e ka shperblimin e vet sipas kontrates te lidhur perpara fillimit te Edicionit.
5. U vendos qe me daten 7 qershor 2013 perpara fillimit te ndeshjes Shqiperi-Noervegji te zhvillohet Ceremonia e Lamtumires nga futbolli ted y lojtareve te mirenjohjur te Kombetares Kuqezi Altin Lala dhe Ervin Skela.
6. Skema e Kampionatit Kombetar te Kategorise Superiore per edicionin 2013-2014 do te jete me 12 skuadra dhe do te zhvillohet ne 3 faza, ndersa ne edicionin 2014-2015 do te marrin pjese 10 skuadra. Per Kampionatin Kombetar te Kategorise se Pare edicioni 2013-2014 do te zhvillohet me 16 skuadra, ndersa 2014-2015 do te jene 2 grupe me nga 10 skuadra. Kupa e Shqiperise ne Edicionin 2013-2014 do te zhvillohet ne formen klasike me sistemin vajtje-ardhje.
7.Finalja e Kupes se Shqiperise Laci-Bylis do te zhvillohet me date 17 maj 2013 ora 20.00 ne stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”.