Dëmtimi i Keidi Bares ka bërë që skuadra e Espanjolit të aktivizohet në merkaton e janarit, duke kërkuar një zëvendësues për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Duket se skuadra spanjolle e ka gjetur mesfushorin në Serinë A, teksa gati për t’u transferuar po bëhet Gonzalo Eskalante, futbollist i Kremonezes, i cili është huazuar nga Lacio dhe tek Espanjoli mund të vijë sërish si huazim, marrëveshje kjo që mund të prishet kur të rikthehet nga dëmtimi Keidi Bare.

Fieraku u dëmtua në ndeshjen e 20 dhjetorit në Kupën e Mbretit përballë Atletiko Pasos, gjatë një kërcimi dhe rënies në tokë, këputi ligamentet e brendshme të kyçit të këmbës.

Ai pritet të mungojë deri në 3 muaj.