Mesfushori Keidi Bare nuk do të rinovojë kontratën me ekipin e tij Espanjoli dhe tre skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.

Gazetari spanjoll, Arturo Diaz, ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në X ku shkruan se futbollisti i Kombëtares kuqezi pëlqehet nga skuadra më e madhe greke, Olimpiakosi e cila fitoi edhe Ligën e Konferencës.

Edhe Rajo Vajekano së bashku Leganes janë të interesuara për Baren.

Kujtojmë që Keidi Bare mbeti jashtë listës së Shqipërisë në Euro 2024 për zgjedhje teknike të trajnerit Silvinjo