Antonio Cassano ka folur për javën e fundit në Serinë A të futbollit italian. Ish sulmuesi i njohur ka qenë i ftohur në emisionin “Tiki Taka”, ku ka treguar mendimin e tij për Maurizio Sarrin, pas humbjes 3-1 ndaj Lazio.
“Të gjithë thonë se Juventus po pret ende Sarrin, por janë katër muaj që po e bëjmë këtë”.
“Juventusit i mungon tmerrësisht Chiellini, sepse ai do e ndihmonte De Ligt-in. Gjë që Bonuçi s’po e bën”.
Në replikë me Simone Pepen (ish lojtar i Juventus që është shprehur se Sarri duhet të luajë me Ronaldo-Dybala-Higuain), Antonio Cassano ka treguar problemet e bardhezinjve.
“Këtë vit Sarri ka dy probleme, një është Ronaldo dhe tjetri roli se ku aktivizohet Dybala”, ka theksuar ish sulmuesi i kombëtares italiane të futbollit./newsport