Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, UEFA ka bërë me dije se do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, që do të bëjë hapjen zyrtare të finales së Champions League.

UEFA ka bërë edhe një video në të cilën dëgjohen tingujt e këngës “New Rules” të Dua Lipës.

Një finale akoma më e veçantë, që do të ndizet që në fillim nga performanca e këngëtares së talentuar shqiptare.