Bajerni i Mynihut duket se ka lënë shumë më tepër se sa thjesht dy pikë në ndeshjen e djeshme ndaj Augsburgut.
Mbrojtësi i bavarezëve dhe Kombëtares gjermane, Niklas Sule ka pësuar një dëmtim të rëndë. 24-vjeçari ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe sot do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ende nuk mund të flitet qartësisht për kohën e rikthimit të mbrojtësit në fushë, megjithatë të tilla dëmtime kërkojnë deri në gjashtë muaj rikuperim. Pa dyshim lajm tejet negativ për trajnerin Niko Kovaç por edhe për atë të Kombëtares së Gjermanisë, Hoakim Lëv.
Mungesa e Sule në qendër të mbrojtjes duket se do t’i detyrojë bavarezët të përshtatin në qendër të mbrojtjes transferimin e verës, Lukas Hernandez, i cili rolin natyral e ka si mbrojtës i majtë.
Francezi e ka bërë edhe më parë këtë rol dhe tashmë duhet të mësohet se do të qëndrojë në atë pozicion për një kohë të gjatë. /VipSport/