Keqardhja për situatën në të cilën ndodhet Vllaznia dhe rruga që ajo ka marrë drejt rënies nga Superliga, sigurisht që ka shqetësuar shumë personazhe të futbollit.
Dhe kuptohet, jo vetëm shkodranët. Ka edhe të tjerë që ndihen keq për këtë fakt dhe njëri prej tyre është edhe kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti.
Por për mbrojtësin gjirokastrit, kjo keqardhje është edhe pak më e madhe sepse e ka një lidhje me këtë qytet sepse është nip Shkodre (daja i tyre është ish- gjimnasti i njohur Veselin Zako).
Ai ka folur edhe për largimin e trajnerit Gjoka nga kjo skuadër sepse me të në fakt ka punuar vitin e kaluar tek Kukësi ku dhe u shpallën kampion.
“Gjoka dhe Vllaznia? Çdo njeri bën zgjedhjet e veta në momente të veçanta.
Unë personalisht kam kaluar shume mirë me Gjokën kur ishte trajner i Kukësit.
Nëse Vllaznia bie nga Kategoria, mund të them se është një humbje e madhe për superligën njësoj si Tirana vjet”.
© shkodrasport.com