Vllaznia U19 mesditen e sotme mori nje fitore te thelle 5-1 ndaj Internacional ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe interesant eshte fakti se shenues ne kete ndeshje ishin plot 5 futbolliste.

Por nderkohe nuk ka shenuar, madje nuk ka qene fare i grumbulluar per kete ndeshje njeri nga lojtaret me te talentuar te ketij ekipi, sulmuesi Kevin Dodaj. Kjo ngaqe ai pikerisht paraditen e sotme i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale.

17 vjeçari ka dy muaj qe ndjen shqetesime ne gjurin e tij te majte dhe eshte munduar ta kaloje me terapi, por nuk ia ka dale ndonese ai luajti vetem pak dite me pare ne ndeshjen ndaj Teutes ku shenoi dhe nje dygolesh.

Dodaj ka patur nje çarje te meniskut te gjurit dhe si rrjedhoje nuk ka patur rruge tjeter perveç nderhyrjes kirurgjikale te ciles i eshte nenshtruar diten e sotme. Mesohet se per te, mjeket kane rekomanduar nje periudhe 3-4 javore per riaftesim. Kjo do te thote se ai pritet t’i bashkohet ekipit ne muajin janar.

“Shkodra Sport” i uron nje rikthim te shpejte sepse kemi te bejme me nje sulmues qe premton shume per te ardhmen dhe qe konsiderohet e ardhmja e sulmit te Vllaznise.