Çdo verë ndodh diçka me Kylian Mbappénë. Që nga viti 2018, kur ai ngriti Kupën e Botës në Rusi, e ardhmja e tij është debatuar mes besnikërisë ndaj një klubi dhe një qyteti dhe mundësitë për t’u transferuar në një klub edhe më madh evropian.
Megjithatë, me kalimin e viteve, situata ka ardhur duke u tensionuar, ndërkohë që ofertat ekonomike që Nasser Al-Khelaifi i ka bërë “yllit” parizien për të qëndruar në Paris kanë arritur pikën që mund të konsiderohen të palogjikshme ekonomikisht.
“Kishte një marrëveshje verbale dhe ai e kishte diskutuar atë në një intervistë. Dhe u trondita shumë kur mësova se ai kishte vendosur të largohej falas.
Është shumë zhgënjyese sepse Mbappe është një djalë fantastik, një zotëri i vërtetë dhe të largohesh falas, duke dobësuar klubin më të madh në Francë, është e pamundur. Kur dëgjova lajmin, u trondita dhe u zhgënjeva.”
Mbappe duhet të vendosë maksimumi brenda dy javësh për të ardhmen e tij. Nëse reziston dhe nuk firmos rinovimin e kontratës, PSG detyrohet ta nxjerrë në shitje, për të arkëtuar sa të mundet, por kurrsesi, sikurse “kërcënoi” Al Khelaifi, nuk mund të largohet falas.