Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia në deklaratën e djeshme për shtyp në lidhje me incidentin e ndodhur me trajnerin Ernest Gjoka, i kanë bërë një kërkesë edhe FSHF-së për shtyrjen e ndeshjes së të shtunës me Luftëtarin.
Një kërkesë e logjikshme duke parë tensionin e krijuar tek stafi teknik i Vllaznisë por edhe tek futbollistët.
Por ndërkohë nga sa bëhet e ditur, deri para pak minutash nga institucioni i futbollit shqiptar ende nuk ka ardhur një përgjigje pozitive për këtë gjë.
Kjo ka bërë që ekipi shkodran të dalë në stërvitje në këto momente dhe të jetë në pritje të vendimit që do të vijë nga institucioni i futbollit.
Nëse ndeshja nuk shtyhet, i bie që menjëherë pas stërvitjes ekipi të niset drejt Gjirokastrës.
Gjithsesi edhe për pak kohë do të merret vendimi zyrtar në lidhje me këtë çështje.
© shkodrasport.com