Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj nesër në 16:00 sfidën e fundit të Ligës së Kombeve.

Ndeshja është një “finale”, pasi me një fitore kuqezinjtë do të merrnin vendin e parë në grup. Sfida përfundimisht do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Gjendja e rëndë e fushës dhe kritika që trajneri Reja I bëri terrenit mund ta zhvendosnin sfidën në Elbasan, teksa përfudnimisht UEFA ka vendosur që dueli të luhet në kryeqytet.

Kuqezinjtë do kërkojnë me çdo kusht tri pikët, për t’u shpallur fitues në grupin 4 të Ligës C./newsport/