Ditën e nesërme Kategoria Superiore do të rikthehet për të zhvilluar javën e 18 të kampionatit në vend.Një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës, është ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.
Vendasve nuk i lejohet një hap më shumë i gabuar, ndërsa Skënderbeu kërkon reagimin pas humbjes së fundit në kampionat dhe “kërcënimit” të Flamurtarit.
Trajneri Gjoka kërkon “kokën” e Skënderbeut, por për të arritur në këtë pikë, skuadra e tij duhet të vuajë shumë. Dyshimet e fundit në këtë ndeshje për Ernest Gjokën sipas “Sport Ekspres” janë vetëm për dy pozicione.
Më saktësisht bëhet fjalë për rolin e krahut të djathtë të mbrojtjes që ka një balotazh mes Gocajt dhe Pjeshkës, por pa harruar dhe balotazhin për rolin e shkatërruesit në mesfushë që duhet të ndahen mes Tafilit dhe Bardullës. /vipsport.al/