Vllaznia do të presë Laçin në Loro Boriçi të shtunën në orën 18:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 31-të të Superiores.
Kush fiton: Vllaznia apo Laçi?

Shkodranët synojnë rikthimin te fitorja pas barazimit me Partizanin për të ruajtur distancën me të kuqtë e për t’u afruar me Egnatian kryesuese.

Klubi kuqeblu ka nxjerrë në shitje biletat dhe ka publikuar çmimet e tyre të cilat nuk ndryshojnë nga ndeshjet e fundit. Drejtuesit e klubit shpresojne shume qe ne keto ndeshje te fundit te ketij sezoni te mos iu mungoje mbeshtetja e tifozeve kuqeblu.

Sigurisht qe shume prej tyre kane filluar te mendojne per sfidat e “Final 4”, por ne fakt Vllaznia ende zyrtarisht nuk e ka siguruar pjesmarrjen ne kete faze dhe prandaj duhet fitorja, duke filluar nga ndeshja e se shtunes me Laçin.