Kristiano Ronaldo u la në stol në sfidën përballë Liverpul, një zgjedhje kjo nga Ten Hag që ka surprizuar mediat angleze.

Përpara fillimit të sfidës, legjendat e Premier Ligës, Roi Kin, Geri Nevil dhe Xehejmi Karager, ndodheshin në fushën e lojës për të raportuar për “Sky Sport”.

Një moment Ronaldo kalon pranë tyre dhe takon Nevil, teksa në moment Karager i zgjat mikrofonin për ta intervistuar. Portugezi e shpërfill dhe shkon të takojë Roi Kin.

Kjo gjë duket se ka ardhur dhe për shkak të deklaratave të legjendës së Liverpul, i cili ka theksuar shpesh se Ronaldo nuk është treguar profesionalizëm ndaj klubit të tij kur është shprehur se do të largohet nga Junajtid.

https://twitter.com/footballdaily/status/1561784471862579201