Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit ka lajmëruar se Mate Tsintsadze nuk do të jetë më pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm.
Te verilindorët vihet theksi se gjeorgjiani ka kërkuar largimin për arsye se kërkon të jetë pranë familjes dhe pas një bisede me drejtuesit e klubit, u gjet akordi për një ndarje konsensuale.
Tsintsadze erdhi në merkaton e janarit te Kukësit dhe rezultoi një prurje e mirë teksa ai ka luajtur 15 ndeshje për Kukësin, duke shënuar një gol dhe ka asistuar në dy raste.
Kështu, Kukësi e falenderon gjeorgjian për kontributin duke i uruar edhe suksese në karrierën e mëtejshme. /VipSport.al/