Vonesat e rrogave nuk janë fenomen vetëm i klubeve shqiptare, pasi rëndomtë ndodh edhe në kampionate të huaja dhe me peshë.
Këtë gjë po e përballon së fundmi edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cillakeshi, i cili luan në Turqi për Konjasporin.
Sipas programit, sot sulmuesi kavajas duhet të ishte në fushë ndaj Gallatasarajt, por si Cikalleshi dhe portier Paul Bernardoni nuk janë përfshirë nga Konjaspori për këtë sfidë.
Mësohet se shkak për mos grumbullimin e tyre është bërë një vendim i klubit, që i ka ndëshkuar të dy lojtarët.
Shkak është bërë kërkesa që Cikalleshi dhe shoku i tij i skuadrës i kanë bërë klubit për pagat e ma shlyera. Madje kjo është hera e dytë që Cikalleshi paralajmëron klubin e turk për rrogat e pa shlyera.