Ndoshta ky eshte momenti me i mire i karrieres se tij futbollistike. Erdenis Gurishta ka arritur te realizoje shume nga enderrat e tij. Aktivizimi me Vllaznine, te qenurit titullar dhe per me teper tashme edhe kapiten i saj, e kane bere ate te lumtur.

Pese vjet me pare ndoshta nuk ka qene keshtu. Ka patur edhe nga ato qe i kane thene se do ta kishte te pamundur per ta çuar endrren e tij deri ne fund. Ndoshta edhe prej kesaj, mbrojtesi i djathte i Vllaznise sot ne rrjetet sociale ka postuar nje status shume domethenes ku shkruan: “Edhe nese te tjeret te thone se eshte e pamundur, beso!”

Me shume mundesi do ta kete patur per vete. Pese vjet me pare, pasi kishte plotesuar moshen dhe nuk mund te luante me per te rinjte e Vllaznise, nuk gjeti hapesira tek ekipi i pare dhe ndonese drejtuesit firmosen kontrate me te, e huazuan tek Veleçiku.

Pranoi, ndonese jo me kenaqesi, por kjo gje zgjati vetem 6 muaj. Me pas, ne pankinen e Vllaznise do te ulej ish- trajneri i tij tek Vllaznia U19, Luan Zmijani, i cili duke ia ditur vlerat, nguli kembe per ta patur ne skuader dhe keshtu ndodhi.

Pas largimit te Zmijanit, per Gurishten ka patur serish jo pak oshilacione. Trajneret qe erdhen pas tij here besuan dhe here jo por ai duroi dhe ja ku eshte sot. Mbase eshte shembulli me i mire per te gjithe ata qe duan kete loje. Dhe mesazhi i Erdenis Gurishtes eshte shume domethenes per te gjithe ata te rinj qe ndoshta hasin veshtiresi ne filliminn e karrieres: Besoni deri ne fund tek pasioni juaj!”