Vllaznia nuk do të ketë më probleme pagesash, madje përveç rrogave do të jepen herëpashere edhe premio për të motivuar edhe më shumë futbollistët. Në këtë konkluzon është arritur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër. Përveçse janë miratuar pasqyrat financiare të klubit për vitin e kaluar, anëtari I Këshillit Mbikëqyrës të Klubit, Luan Heta, njëkohësisht edhe këshilltar I Bashkisë ka kërkuar nga ana e Bashkisë që të gjejë fondet e duhura për mbylljen e bilancit financiar të këtij viti.
Ky propozim I tij ka gjetur mbështetjen edhe të këshilltarëve të tjerë dhe me shumë siguri në ditët e para të muajit dhjetor do të ketë një tjetër mbledhje vetëm për Vllazninë pikërisht për punën e fondeve. Përveç çështjes së Vllaznisë, këshilltarët si rrallëherë tjetër kanë miratuar pa asnjë kundërshtim gjashtë pikat e tjera të rendit të ditës duke bërë që kjo mbledhje të mbyllet Brenda vetëm pak minutave