Keshilli Bashkiak i Shkodres ka miratuar buxhetin e paraqitur nga kryetarja Voltana Ademi. Mbledhja ka zgjatur mbi 5 orë dhe Keshilli Bashkiak, me nje perberje 100% te majte dhe me nje kryebashkiake te djathte, ku ka patur mjaft diskutime, pyetje dhe sugjerime.
Pas nje pushimi 30 minuta, keshilltaret bashkiake kane vijuar me diskutimet, duke u shprehur ne favor te miratimit te buxhetit per 2020 dhe ate afatmesem 2020-2022. Kryetaret e komisioneve te Keshillit Bashkiak kane ftuar antaret te votojne pro.
E fundit ka folur kryebashkiakja Ademi e cila i eshte pergjigjur pyetjeve te fundit te ardhur nga keshilltaret bashkiake.
Siç raporton shkodraweb.com, ne fund, votimi ka dhene kete rezultat: Pro buxhetit kane votuar 36 keshilltare ndersa kunder ka votuar 1 keshilltar.
Me miratimin ne total te buxhetit, do te thote se eshte miratuar edhe buxheti prej 440 milione lekesh i KF Vllaznia, por edhe buxheti i SK Vllaznia.