Tirana shkarkoi edhe trajnerin e dytë këtë sezon, ku Julian Ahmataj u largua vetëm pak javë pasi kishte firmosur me bardheblutë. Rezultatet negative, bënë që Ahmataj të jepte fillimisht dorëheqjen por pasi presidenti Halili nuk e miratoi, u rikthye në krye të stolit.

Humbja me Kukësin ishte fatale për të dhe erdhi shkarkimi pas asaj ndeshjeje. Ndërkohë, në emisionin “Zona Gol”, presidenti Refik Halili ka folur edhe për largimin e Ahmatajt duke iu drejtuar gazetarëve të “Supersport” se është habitur me vendimin e Ahmatajt për t’u larguar sepse edhe vetë ata donin që Ahmataj të ishte trajneri i Tiranës.

“Largimi i Ahmataj? Ne takoheshim përditë. Nuk më kishte shfaqur ndonjëherë Juli ndonjë pakënaqësi që të më tregonte se do të largohem nga ndeshja tjetër. Ju keni pasur dhe njerëz tuajt dhe donit që ai të merrte drejtimin e stolit dhe u çudita nga ai”, tha Halili. /VipSport/