Presidenti i Dinamos, Bardhi, ka nisur një mesazh të fortë në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. “Nuk kam më fjalë për këtë skuadër, nuk e di se çfarë të them. Këta nuk janë as burra më. 
Ndoshta është edhe faji im, i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve, por unë jam munduar që të bëj më të mirën”, ka thënë Bardhi. Këto fjalë janë interpretuar edhe si sinjale largimi, por që nuk rezulton e vërtetë.
Ishte sërish Adrian Bardhi që ka nisur një tjetër komunikim me emisionin duke thënë se nuk do të dorëhiqet nga skuadra dhe do ta ndjeki edhe sikur të shkojë në kategoritë më të ulëta.
Nje eeagim i tille erdhi sepse duhej të tregonte gjendjen dhe mënyrën sesi ndihej pas zhgënjimit që ka marrë nga lojtarët e tij. /Sport Ekspres/