Marko Jordan e ka emrin. Luan në Serinë D të futbollit italian me ekipin e Latinan por si futbollist askush nuk e njeh. Megjithatë kohët e fundit, ai ka filluar të bjerë në sy dhe arsyeja do ju lërë pa fjalë. E dashura që ai ka zënë, ka filluar të bëhet shumë e njohur me postimet e saj në rrjetin “instagram”, prej të cilave ka nisur edhe punë të reja si modele. Bëhet fjalë për Angela Ladenko e cila ka përdorur paratë e kursyera për të investuar në një punë të çuditshme dhe ndjekësit e saj të Instagram vazhdojnë të rriten çdo ditë e më shumë, raporton tabloidi anglez “The Sun”.

Angela Ladenko, 30 vjeçare, është e dashura e futbollistit Marko Jordan, i cili aktualisht luan për L atinan në Serie D të Italisë. Derisa i dashuri i saj Jordan, përpiqet të bëjë emër me futboll, Angela vendos në rrjetet sociale një varg fotografish, ku tregojnë më shumë se cduhet nga trupi i saj. Zeshkja mahnitëse tani po modelohet për një mori markash të forta, pasi ajo filloi të postojë fotot online për argëtim.

This slideshow requires JavaScript.

Duke treguar trupin e saj të rrezitur, Ladenko ka fituar vëmendjen e shumë kompanive të modelimit, derisa imazhet e saj të paraqitura në bikini kanë lënë pa fjalë shumë ndjekës të tyre. Fotot e saj filluan të fitonin vëmendje të mëtejshme dhe numri i ndjekësve të Instagram-it vazhdoi të rritet me çdo postim.Pas përdorimit të disa të hollave të kursyera, duke postuar foto për argëtim Ladenko rriti imazhin e saj dhe tani ka mbi 120.000 ndjekës në Instagram.