Botërorit të Rusisë do t’i mungojë një emër i madh si Italia, 4 herë kampione bote, por skuadrat të cilat mund të pushtojnë Moskën në qershorin e ardhshëm janë me shumicë. Cilësia e kombëtareve është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Brazili rekordmen dhe Gjermania kampione në fuqi deri tani konsiderohen si favoritet kryesore. Më pas, Portugalia si kampione e Evropës dhe Spanja me brezin e ri të mrekullueshëm (si një herë e një kohë, në fakt vetëm pak vite më parë), Franca plot ambicie dhe Argjentina e gjeniut Lionel Messi janë në vargun e më të mirave në letër.
“Seleçao” dhe Gjermania janë skuadrat që e kanë fituar më shumë këtë trofe, 9 herë së bashku. Pjesa tjetër e botës duhet të presë surprizat. Franca gjithashtu ka një brez fantastik, por a janë ata aq “të mbledhur” sa për t’u marrë fronin gjermanëve?