Kampionati Botëror sot vazhdon me tri super ndeshje.
Duke filluar nga ora 14:00, Portugalia takohet me Marokun në stadiumin “Luzhniki”.
Nga ora 17:00, Uruguai dhe Arabia Saudite e mbyllin xhiron e dytë në grupin A.
Kurse në fund, Irani ballafaqohet me Spanjën nga ora 20:00 në stadiumin “Kazan Arena”.
Padyshim qe pritet te kete shume emocione ne keto sfida dhe padyshim qe me interes eshte te shihet nese Portugalia e Ronaldos do te vazhdoje me paraqitjet e mira apo jo.
Po ashtu, mbetet per t’u pare Uruguai nderkohe qe me shume interes eshte edhe sfida ne mes Spanjes dhe Iranit.
Ky i fundit vjen me avantazhin e fitores te arritur ne ndeshjen e pare dhe per rrjedhoje, do te ishte i kenaqur edhe me nje barazim per te shpresuar deri ne fund tek kualifikimi ndonese kjo konsiderohet shume e veshtire.