Numri i sportisteve shqiptare ane e mbane botes po shtohet gjithnje e me shume. Dhe ajo çka eshte me interesantja, tashme femijet e emigranteve shqiptare nuk kane zgjedhur vetem futbollin si sportin me popullor, por edhe sportet e tjera.

Sot ne do te ndalemi tek nje basketbollist. E kemi fjalen per Kevin Bardelin, nje shkodran te lindur dhe te rritur ne Udine te Italise. I datelindjes 11 nentor 2006, ai po spikat me ekipet e moshave ku luan ne vendin fqini.

Eshte pjese e ekipit P.A.F Povoletto te Udines ku po ben mire dhe vleresohet nga drejtuesit e tij. Por Kevin nderkohe ka edhe nje enderr: Ate per te veshur fanellen e kombetares shqiptare.

Origjina e tij kuptohet qe e ka ngacmuar per te veshur fanellen kuq e zi dhe per kete arsye, ka kontaktuar me drejtuesit e Federates Shqiptare te Basketbollit duke gjetur menjehere gatishmerine e sekretarit Korab Llazani.

Kjo do te thote se ne ditet ne vazhdim, Kevin Bardeli do te kete mundesine qe te jete ne dispozicion te stafit te ekipeve kombetare per t’i treguar atyre vlerat e tij dhe ne kete menyre, per te realizuar kesisoj nje enderr te tij dhe te familjes se tij.
Gjergj KOLA