Humbja e protagonizmit nga Kevin De Bruyne natyrisht nuk është toleruar nga traineri Pep Guardiola. Flitet se belgu shumë shpejt mund të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga ‘’ Etihad ‘’, i cili e finalizon kontratën në qershor. Sipas prestigjozes ‘ BTR Football ‘, San Diego, ekip që militon në Major League Soccer ka shfaqur interes për mesfushorin.
33 vjeçari tashmë me një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe mund të jetë një ndër yjet e rradhës që do të provojë veten në Amerikë, kampionat të cilin shumë lojtarë që lanë gjurmë në kontinentin e vjetër në të shkuarën e kanë zgjedhur.
Një transferim i mundshëm në këtë moshë mund ti shërbejë ishi-t të Wolfsburgut të rikuperojë vlerat e humbura më shpejt pasi është një kampionat me një koefiçent më të ulët vështirësie, edhe pse mjaft kompetitiv, sidomos në dhjetë vitet e fundit.
Megjithatë, për Kevin de Bruyne do të konsiderohej një sfidë interesante në karrierë dhe do të sfidonte përsëri yje të futbollit botëror si Lionel Messi apo Luis Suarez ndër të tjerë, të cilët i kanë dhënë një tjetër impakt këtij kampionati.
Janë bërë dhjetë vite tek ekipi i bardhekaltërve për një ndër më të rëndësishmit tek Belgjika, një pretendent serioz për tituj në çdo sezon.