Gjatë një lidhje live për emisionin “Max Sport” në Euronews Albania, foli Kevin Dodaj, talenti i Vllaznisë dhe i Shqipërisë U-21, i cili tregoi gjithë krenarinë që ndjen për faktin që përfaqëson ekpin shkodran.

Kevin Dodaj u shpreh se po jeton një ëndërr ndërsa tha se Vllaznia synon vendin e parë. Ai shtoi se dëshiron të ndjekë hapat e Bekim Balajt dhe tregoi një detaj për sportdashësit e shumtë, duke përmendur se origjina e tij është nga Puka.

“Është ëndërr e bërë realitet, e kam pasur ëndërr që i vogël të luaj me Vllazninë. E bëra vjet debutimin, tani po shënoj me këtë fanellë. Po jetoj një ëndërr. Dëshira ime është të përmirësohem më shumë këtu dhe më pas të largohem në Europë. Vllaznia synon vendin e parë në kampionat, por sigurisht që varet edhe nga rezultatet e të tjerëve. Dua të ndjek hapat e Bekim Balajt, do të ishte fantastike”, tha Dodaj.

Kevin Dodaj, talenti i Vllaznisë dhe i Shqipërisë U-21, është një prej atyre elementeve të paktë që spikasin në elitën e futbollit tonë dhe që ngroh për të ardhmen, duke pasur mundësi të kontribuojë edhe me Kombëtaren.