Kevin Dodaj ka folur në RTSH rreth situatës së Vllaznisë dhe pozicionimit në tabelë. Talenti që shënoi përsëri këtë fundjavë ndaj Teutës shprehet se nuk ka frikë askënd dhe me të drejtë.

Talenti i kuqebluve ka analizuar shkodranët siç i sheh ai në syrin e tij. 19 vjeçari sheh si pengesë mungeësat e dëmtiemt, ndërsa si favoritë për titullin 4-shen aktuale të renditjes,

“Ne e vlerësojmë njësoj çdo ekip. Kemi patur shumë mungesa në ndeshjen e fundit të vititt 2024 kundër Partizanit. Dëmtimet kanë ndikuar negativisht.

Terreni ndikon. Ne stërvitemi në një fushë mjaft të mirë. Kjo besoj ka të bëjë.

Fokusohemi gjithmonë në ndeshjen e radhës. Nuk nënvlerësojmë askënd. Frikë nuk kemi asnjë. Por shoh katërshen e tanishme si më favoritët. Në futboll ka ulje ngrijte. Ne duam të menaxhojmë çdo sfidë nga minuta e parë.

Nuk kam dijeni për grubullim të ekipit në fazë përgatitore për Final Four”, u shpreh Dodaj.