KF Murlani arrin objektivin dhe e mbyll kampionatin ne vendin e tete duke siguruar objektivin e tij, qendrimin ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.
Ndeshja e fundit e ketij kampionati ne fakt ka qene feste sepse djemte e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj kane luajtur perballe ekipit te Vores, i cili ne perfundim te ndeshjes festoi ngjitjen ne kategorine e pare dhe mori kupen si fitues i grupit A.
Sa i takon perballjes ne fushen e lojes, Vora vendase fitoi me rezultatin 2-0, me nga nje gol te shenuar ne secilen pjese lojes, pikerisht me autore Prengajn dhe Jaten.
Ne kete menyre jane dhene verdiktet e kampionatit te kategorise se dyte dhe Murlani e mbyll ate ne vendin e tete me 20 pike te grumbulluara, fale 6 fitoreve, 2 barazimeve dhe 12 humbjeve, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte 17-33./SHKODRA-SPORT.COM/