I krijuar vetëm pak kohë më parë, KF Murlani duket se do ta thotë ashtu si duhet fjalën e tij dhe do të hyjë menjëherë si pretendent në kampionatet e moshave.
Numri i madh i fëmijëve që po rregjistrohen çdo ditë është treguesi më i mirë se gjërat po shkojnë ashtu si duhet sepse kushtet e stërvitjes dhe gjithçka tjetër është ashtu si duhet tek kjo Akademi dhe jo vetëm kaq.
Drejtuesit e klubit kanë investuar edhe në burimet njerëzore dhe për momentin kanë ofruar tek Akademia trajnerë të njohur të cilët po japin kontributin e tyre në nisjen dhe mbarëvajtjen e punës. Mjafton te shohesh foton e ketij shkrimi dhe do ta kuptosh qarte kete gje.
Emrat në fakt janë shumë të njohur, duke filluar nga Altin Xhahysa, Vahedin Pepaj dhe Elis Legata. Të tre ata në fakt punojnë edhe me ekipe të tjera moshash dhe duket se angazhimi tek KF Murlani këtë periudhë është bërë për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të tij për startin e punës.
Por klubi më i ri i futbollit duket se nuk ka ndër mend të ndalet vetëm tek ekipet e moshave. Shpejt pritet të krijojë edhe ekipin e të rriturve me të cilin do të konkurrojë në kategorinë e tretë.
www.shkodrasport.com